Takimi nisi me heqjen nga rendi i ditës të disa pikave për zgjedhjet në veri.
Për këtë ndryshim në mbledhjen e rregullt të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të enjten kërkoi llogari përfaqësuesi i PDK-së, Ilir Gashi.
Ai pati kritika për ushtruesit e detyrës së kryetarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore atje.
Kjo nxiti reagimin e të parit të KQZ-së, i cili tha se akoma nuk kanë marrë raport nga ata.
Gashi i PDK-së pyeti pse zyrat e KKZ-vë u zhvendosen nëpër stacione policie, nga qendrat e regjistrimit civil si u rekomandua. Përgjigje i dha sekretari që tha se ndodhi për çështje sigurie.
Aty u bë miratimi i fletëvotimeve për veri dhe certifikimi i votuesve ku do të votojnë 45.095 persona.
https://www.youtube.com/watch?v=-lj0YdhIwVE
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.