Mehmet Kraja i shpëtoi shkarkimit nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. 10 anëtarë të këtij institucioni kishin marrë iniciativë për shkarkimin e tij.
Por se çka u fol brenda mbledhjes së jashtëzakonshme nuk dihet pasi e njëjta u mbajt për 4 orë me dyer të mbyllura. E kur ato u hapën, doli lajmi se Kraja i shpëtoi lirimit nga detyra, raporton Klan Kosova.
Vetë Kraja nuk deshi të flasë për medie. Por nga kolegët e tij u tha se s'ishte koha e duhur për largimin e tij, në pozicionin që ndodhet Kosova për momentin.
Kryeakademiku u akuzua se postoi qëndrimet e tij në emër të AShAK-ut, por kjo u tejkalua. Postin e të parit të Akademisë, Mehmet Kraja e mban nga tetori i vitit 2019. /Klankosova.tv
https://youtu.be/AxwZ_QwrOV0
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.