Mbrëmë boksieri nga Ukraina Oleksandr Usyk ia shkaktoi Anthony Joshuas humbjen e dytë në karrierë dhe ia mori titujt e botës në kategorinë e rëndë, WBA, WBO, IBF.
Ai fitoi nda britanikut me vendim unanim të gjyqtarëve.
Për luftën mes dy boksierëve ka folur edhe ish-boksieri me prejardhje nga Kosova Luan Krasniqi, i cili kishte arritur të bëhen kampion evropian nën flamurin e Gjermanisë.
Krasniqi tha se dyshon që Joshua do të mund të rikthehet në majat e boksit botëror.
"Urime për Oleksandr Usyk, ishte një performancë e fortë kundër Anthony Joshua. Nuk e prisja këtë. Por ai kurrë nuk e la Joshuan të vinte për t’u zhvilluar dhe merituar fitoren. I ngazëllyer për të parë se si do të vazhdojnë me të dy tani. Personalisht, kam dyshime se Joshua mund të arrijë përsëri në maje".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.