Numri një i renditjes botërore për kategorinë -48kg në sportin e xhudos Distria Krasniqi, ka folur për medaljen e artë të fituar në Katar, në garën Masters.
Për të ishte hera e tretë që shpallet kampione në këtë nivel, kurse këtë të fundit e ka veçuar.
“I kam fituar tri medalje në Masters, kjo e fundit për mua është më e veçantë, sepse e kam mposhtur japonezen e cila dy herë ka fituar ndaj meje më herët. Tani fitova me lehtësi ndaj saj...”, ka thënë Krasniqi për emisionin Sports Show në Klan Kosova të dielën.
Në karrierë, Distria Krasniqi i ka fituar 36 medalje, 16 të arta, 8 të argjendta dhe 12 të bronzta.
https://www.youtube.com/watch?v=jjlxB1-7nZc
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.