Ditet e nxehta veçse kanë filluar dhe mundësia për të konsumuar ushqime të sigurta tani ka filluar të zbehet për arsye të ngritjes së temperaturave.
Mosruajtja e mirë e tyre dhe mospërgaditja e ushqimit në mënyrë të duhur na dërgon drejtë helmimit.
Helmimet mund të jenë me disa simptoma si të vjella, diarre, ethe, dhe dhimbje barku për të cilat kërkohet menjëherë një tretman mjekësor për të mos arritur deri te komplikimet më të rënda shëndetsore.
Specialisti pediatër Valon Krasniqi tha në emisionin “Familja Ime” se përveç helmimit në ushqim një tjetër rëndësi duhet t'i kushtohet edhe pjesës së pishinave të cilat nuk kontrollohen dhe kanë një numër të madhë të frekuentuesve ku helmimi ose infeksionet mund të jenë shumë të mëdha .
“ Pishinat e vogla dhe numri i madh i frekuentuesve të tyre kjo nënkupton se mundësia me u përhap sëmundje të caktuara është shumë e madhe.
"Sidomos nëse një nga ata frekuentues është i sëmurë dhe pa qëllim një pjesë të fecesit të tij di ta kontaminojë ujin të cilin lahen fëmijët e tjerë, kuptohet nëse uji nuk gëlltitet mund të kemi probleme me lëkurën mirëpo jo me helmim por në shumicen e rastëve sidomos fëmijët por edhe të rriturit aksidentalisht mund ta gëlltisin ujin duke mos e ditur çfarë përmbajtje mund ta ketë ai ujë atëherë egzistonë mundësia që sëmundjet e caktuara të përhapen përmes kësaj mënyre", u shprehi ai për "Familja ime" në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=nypOImH3hKg
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.