Gazetari Vullnet Krasniqi në Kosova Today në Klan Kosova ka folur rreth çështjes së presidentit.
Ai mes tjerash deklaroi se kryeministri, Albin Kurti, sipas tij nuk ka qenë i interesuar për marrëveshje politike sa i përket zgjedhjes së shefit të ri të shtetit.
“Kurti nuk ka qenë i interesuar me hy në një marrëveshje politike me një parti politike veç për presidentin. Sikurse do të ishte nevoja për me hyrë për krijimin e një qeverie më të fortë, okej, por Kurti nuk e ka atë nevojë”, ka thënë Krasniqi.
Ai poashtu tha se a ka nevojë opozita në këtë aspekt faj, ai tha se faji i vetëm i tyre është mos pozicionimi i tyre i qartë.
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.