Ish-kampioni i Evropës në boks, Luan Krasniqi, ka marrë pjesë në javën e biznesit në Boblingen në aktivitetin e zhvilluar me datën 19.10.2015.
Krasniqi ka prezantuar një projekt nën patronatin e tij që për moto ka “Gjermania/Kosova – arsimi ngritë urat”.
Sipas një sqarimi që ka dhënë boksieri nëpërmjet profilit zyrtar të tij në Facebook, ka thënë se4 ky projekt ka marrë mbështetje për të vazhduar më tutje, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit, në gjuhën shqipe dhe atë gjermane:
"Emotion und Leidenschaft, für die eigene Überzeugung kämpfen und alles geben - alles Dinge, die mich im Boxen erfolgreich gemacht haben. Und die mich jetzt auch als Schirmherr für das Bildungsprojekt „Deutschland/Kosovo - Bildung baut Brücken“ antreiben. Die Auftaktveranstaltung zu den Businessëochen Böblingen ëar eine gute Gelegenheit, das Projekt ëeiter bekannt zu machen und für ëeitere Unterstützung zu ëerben.
Emocione dhe përkushtim për të luftuar dhe dhënë çdo gjë për vetbindje. Çështje këto që më bënë Kampion në boks dhe që tash, nën patronatin tim të zbatohet projekti me moton "Gjermania/Kosova - arsimi ngritë urat". (Urat e lidhjes më të fortë të dy vendeve mike). Java e biznesit në Böblingen më 19.10.2015, ishte një rast i mirë që ky projekt të prezantohet dhe afirmohet për të fituar mbështetjen e mëtejshme. Ne ishim gjithsesi të suksesshëm.
(Videoklipi i prezantuar me këtë rast. Klikoni miq të mi, sa për t'u informuar)."
https://www.youtube.com/watch?v=PWKYBQT56Xw&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.