Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, pasditen e së enjtes doli në konferencë për të kritikuar punën njëvjeçare të Qeverisë Kurti - dy ditë para përfundimit të vitit.
Akuzën më të madhe për shefin e qeverisë, Krasniqi e pati për zhvillimet e 24 orëve të fundit me bllokimet në veriun e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast, kryeopozitari vlerësoi se nën qeverisjen e Kurtit vendi kaloi momentet më të brishta që nga pavarësimi. Sipas PDK-së, ekzekutivi pati dështime me bollëk.
Shefi opozitës po ashtu akuzoi atë të ekzekutivit, se degradoi ekonominë, arsimin, shëndetësinë e drejtësinë. As nepotizmi nuk u la pa u përmendur.
Gjatë krejt kohës, PDK-ja tha se Albin Kurti krijoi gjithnjë kriza për t`i ikë qeverisjes, derisa në 2023-ën uroi që gjërat të marrin kahjen e duhur.
https://www.youtube.com/watch?v=UXM51BvMd7Q
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.