Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar qeverinë që nuk po e mbështetë Mitrovicën e Jugut.
Gjatë një vizite në këtë komunë, Krasniqi me ekipin e tij, dhe kryetarin, Bedri Hamza, thanë se të gjitha projektet po realizohen me mjete vetanake, meqë qeveria nuk po ju del në krah.
Krasniqi tha se vërehet mungesa e mbështetjes nga ana e qeverisë, teksa Hamza, kërkoi përkrahje më të madhe nga niveli qendror.
Në Mitrovicë, Krasniqi me ekipin e tij vizituan punimet në disa projekte.
https://www.youtube.com/watch?v=V0NFKm7-5nE
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.