OnlyFans po ndalon përmbajtjet eksplicite nga platforma, dhe disa nga kreatorët e saj ndihen “të tradhtuar".
Ata që bëjnë përmbajtje pornografike po ndikohen nga ky ndryshimi i rregullave.
Njëra nga ta është Lena Nersesian, një kreatore me qendër në Kalifornim shkruan DailyStar, transmeton Klankosova.tv.
Lena ka shqetësime edhe për njerëzit që punojnë bashkë me të, pasi ata që e ndihmojnë atë të prodhojë përmbajtje në OnlyFans së shpejti mund të jenë pa punë.
"Unë mendoj se vërtet nuk duhet të habitem sepse jam trajtuar tmerrësisht nga pothuajse çdo platformë - pavarësisht nëse i shkel apo jo rregullat”, tha Lena.
"Por ky aplikacion dukej si një vend vërtet i sigurt, është vendi që më pranon, ky është vendi që më fton dhe më thotë që ta bëj këtë përmbajtje dhe të bashkëpunoj me të gjithë krijuesit e tjerë”.
"Asnjë platformë nuk kujdeset për punonjësit e seksit", shtoi ajo.

Lena është gjithashtu e zhgënjyer sepse punonjësit e seksit kanë qenë kryesorë në rritjen e kompanisë drejt suksesit.
"Unë mendoj se ne e ndërtuam plotësisht platformën dhe e bëmë atë të madhe”, tha kreatorja.
"Ata po thonë: ne nuk kemi nevojë për vajzat që na ndihmuan të arrijmë këtu dhe ne do të përpiqemi të marrim më shumë njerëz të famshëm, të cilët kurrë nuk do të kalojnë në të vërtetë në aktivitetin seksual".
"Dikush po më merr punën time, në thelb".

Ndërsa Lena do të vazhdojë të postojë përmbajtje në OnlyFans, ajo planifikon të heqë çdo pornografi që ka në faqen e abonimit.
Në të ardhmen, ajo është e hapur për t'u bashkuar me një platformë tjetër që është më mirëpritëse për punonjësit e seksit.
Ajo beson se të tjerët do të bashkohen me të duke u regjistruar edhe në faqe të tjera.
"Ka platforma të tjera që do të mirëpresin punonjësit e seksit, kështu që unë do t'u bashkohem atyre”.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.