Zjarr e tym pati ende në disa pjesë edhe të shtunën pasdite. Ato që filluan rreth orës 2:30 pas mesnate, morën jetën e Ismet Bajramit.
Brenda shtëpisë në Panorc të Malishevës ishin edhe tre anëtarët e tjerë të cilët shpëtuan, njëra me lëndime trupore, raporton Klan Kosova.
76-vjeçari kishte telashe shëndetësore për të lëvizur, nuk shihte e dëgjonte mirë e vuante edhe nga harresa.
Familjarët besojnë se shkaktar qe energjia elektrike, e këtë problem e kishin pasur edhe para dy javësh.
Atë kohë kishin kontaktuar KEDS-in, dhe ekipet, siç thonë, kishin dalë në terren por nuk kishin ndërmarrë diçka.
Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, i tha Klanit se pasi të grumbullohen të gjitha të dhënat nga qendrat monitoruese dhe sistemi Scada, do t’i analizojnë e do të dalin me raport.
Derisa pohoi se të premten mbrëma ekipi ka ndërprerë energjinë elektrike, për të siguruar kushte në ndërprerjen e zjarrin dhe janë bërë inspektimet e nevojshme.
Policia po i heton shkaktarët e incidentit, derisa rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.
I ndjeri që ishte babai dëshmorit Milaim Bajrami, do të varroset nesër në orën 12. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=zkn0bOGz8cw
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.