Punën nuk e ndali të mërkurën kopshti i fëmijëve "Gëzimi ynë" ku dyshohet se u ushtrua dhunë ndaj një 3 vjeçari.
Për dy nga edukatoret e këtij kopshti, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lëndimet tek fëmija i vërtetuan edhe ekzaminimet mjeko-ligjore. Andaj veprime nga përfaqësuesit e viktimës kërkohen edhe për punonjësen e 3-të, derisa dënimet mund të shkojnë deri në disa vjet burg nëse shpallen fajtore, sipas avokatit të familjes së fëmijës.
Avokati Taulant Ismaili, i cili mbron njërën nga të dyshuarat, i tha Klanit se nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës, për çka do bëjë edhe ankesë, duke marrë për bazë që sipas tij, raporti mjekësor nuk përputhet me datën kur dyshohet të ketë ndodhur rasti.
Për tri të dyshuarat, Ministria e Arsimit ka kërkuar që të pezullohen deri në vendimin e organeve të drejtësisë, derisa u kërkua të merren masa edhe ndaj drejtoreshës së institucionit që nuk e ka njoftuar me kohë Drejtorinë Komunale të Arsimit për rastin.
Nga komuna e Fushë-Kosovës kanë konfirmuar se kanë pranuar këtë vendim, gjersa po i shqyrtojnë veprimet e mëtutjeshme.
https://www.youtube.com/watch?v=BbkagP52a2M
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.