Bora nuk ua mbylli rrugët politikanëve. Në fakt, ua hapi derën e Kuvendit që të nisin rrugëtimin e tyre si deputet të legjislaturës së tetë, 120 ligjvënësve të zgjedhur të 14 shkurtit.
E brenda seancës ku pritet të bëhet konstituimi, kanë ndërruar gogja shumë forcat krahasuar me legjislativin e kaluar.
Tashti shumicë, me 58 deputetë është Lëvizja Vetëvendosje e cila propozoi Glauk Konjufcën për Kryetar të Kuvendit.
Ai u zgjedh me 69 vota pro dhe pati 33 vota kundër, pa asnjë abstenim, në seancën që udhëhiqej nga deputeti më i moshuari Avni Dehari, që po asistohej nga më e reja Adelina Grainca e PDK-së.
Vetëm Xhavit Haliti nga opozita pati votë për Konjufcën, të cilën tregoi se e bëri vetëm për dëshirën e tij.
Gjatë seancës konstituive u zgjedhën edhe 5 nënkryetar Kuvendi. Saranda Bogujevci nga Vetëvendosje, Bedri Hamza PDK, Kujtim Shala LDK, Sllavko Simiq nga lista serbe dhe Bekim Arifi nga komunitet jo serbe.
https://www.youtube.com/watch?v=eEb9cWZ_e-g
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.