14 persona përfunduan në pranga të policisë pas aksionit për fajde të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt.
Në këtë aksion të nisur qysh në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan e Viti asistuan edhe zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës, raporton Klan Kosova.
Kjo pasi organeve të rendit u desh kontrollimi dhe sekuestrimi i përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe auto-salloneve e zyrave të ndërmarrjeve.
Ndërsa, gjatë kontrollit në objekte janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.
Ky aksion rrodhi nga hetimet në rastin “Brezovica” për të cilin zyrtarë komunalë e qeveritarë po hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Seanca e parë gjyqësore e planifikuar të mbahet dy muaj më parë, ndaj ish-kryetarit të Shtërpcës Bratisllav Nikoliq dhe të tjerëve të arrestuar në këtë rast, dështoi për shkak të përkthimit shqip-serbisht.
Detajet për bastisjen e së enjtes i tregoi për televizionin Klan Kosova prokurori i rastit, Rasim Maloku, e të cilat mund t’i kuptoni në intervistën më poshtë. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/_6303jvWh1Y
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.