Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, foli sonte në Rubikon mbi të gjitha qëndrimet e partisë që ai drejton, me theks të veçantë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
*
22.46| Abdixhiku flet për dorëheqjen e Mjekiqit: Kam vetëm fjalë të mira (VIDEO)
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ende mbetet e pakuptueshme, dorëheqja e Shqipe Mjekiqit, nga pozita e nënkryetares së këtij subjekti,
Duke folur në Rubikon, për herë të parë mbi këtë zhvillim, Abdixhiku u shpreh se këtë vendim të saj e kishin kuptuar bashkërisht me kryesinë përmes njoftimit të saj publik, por jo ndryshe, transmeton klankosova.tv.
”Unë dorëheqjen e kam kuptuar atë ditë që është dhënë prej Shqipes, bashkë me anëtarët e tjerë të kryesisë”.
”Pra më herët nuk e kam kuptuar, dhe nuk kemi kuptuar më shumë sesa ajo letër e dorëheqjes”.
”Por, unë kam vetëm fjalë të mira për Shqipen. Sepse vërtetë ka ardhë në një periudhë shumë të vështirë për LDK-në, ka ardhë në kohën kur kemi pasë 12%. Në dy vite punë që ka pasë në LDK, ka bërë punë shumë të mirë, s’mundemi me u anku për asgjë që ka qenë dhe besoj që e ka pasë edhe hapësirën e nevojshme dhe të domosdoshme”.
RUBIKON me Adriatik Kelmendi: Ajo u ankua për mungesë hapësire?
”Po tani nënkryetare e partisë, ka vetëm një hapësirë tjetër që është më lartë se aq, se të tjera nuk ka. Por, hapësira krijohet dikur edhe vet”.
”Nuk ka njerëz në LDK që s’kanë mundësi të krijojnë hapësirë. Disa krijojnë më shumë sesa mendojnë se duhet ta krijojnë”.
”Ai madje mohoi të kishte diskutuar dorëheqjen e Mjekiqit, pas këtij vendimi të shpallur nga ajo”.
https://youtu.be/_DqaU662Qe4
22.17| Abdixhiku: Për herë të parë në histori të Kosovës, DASH u shprehën të zhgënjyer
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin, se qasja e Qeverisë Kurti në menaxhim të krizës në veri të vendit, ishte e gabueshme, meqë ra në provokimet e Serbisë.
Sipas tij, kjo nuk nënkupton se qeveritë e kaluara, ishin të pagabueshme, por jo në një masë të tillë sa të vinte edhe një reagim i ashpër nga Departamenti Amerikan i Shtetit, transmeton klankosova.tv.
”Nuk po themi që s’kemi pasë gabime në hapa në të kaluarën, por jo të kësi sojit”.
”Jo në përmasën që Departamenti Amerikan i Shtetit, të shfaq një deklaratë zhgënjyese ndaj Republikës së Kosovës, për herë të
parë ndoshta në histori të Kosovës, zhgënjyese. Sepse termi ‘zhgënjim’, është bukur i rëndë në diplomaci”.
”Dhe jo në përmasën që na jep ambasadori Dugolli në Washington drejtuar Ministrisë së Jashtme këtu. Pra, këto dy lexime ta japin përshtypjen qartë të relacioneve. Është relacion ‘brutal’. Brutal thuhet në këtë raport”.
https://www.youtube.com/watch?v=Pu5IHXRiu8Q
22.09| Abdixhiku: Kurti nuk po bën Zajednicën, po e bën Samoupravën (VIDEO)
Udhëheqësi i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke folur për përmbajtjen e Planit Evropianin dhe aneksin e zbatimin e tij, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, mund ta quajë Asociacionin edhe si Samoupravë.
Kështu u shpreh për Klan Kosova në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, duke shtuar se emërtimet kreu i qeverisë mund t’i caktojë si të dojë.
“Asociacionin Kurti mund ta quajë si të dojë, mund ta quajë Samoupravë vetëmenaxhimin e tij. S’e ke bërë Zajednicën – po e bën Samoupravën”.
“Ajo çka mua më shqetëson në përmbajtje është mosvetëdija e tij për atë që ka pranuar, sepse në këtë marrëveshje që do të bëhet tani kriter ndërkombëtar për Kosovën, do të bëhet një ekip brenda BE-së, i përbashkët me Serbinë, që do të merren me implementimin e këtyre marrëveshjeve, përfshirë edhe marrëveshjet paraprake, përfshirë edhe asociacionin”, deklaroi Abdixhiku.
Ai po ashtu shtoi se Kurti tani ka hapur këtë nivel të diskutimit rreth vetëmenaxhimit dhe strukturës që kjo e drejtë do të ankorohet bashkë me Serbinë brenda procesit lehtësues në BE.
https://www.youtube.com/watch?v=WEFZaLOm418&t=2s
21.57| Abdixhiku: Për shkak të moskoordinimit të Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët, Kosova ra në grackën e Serbisë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova në aspektin e sigurisë, brenda territorit të saj, ra në grackën e Serbisë, për shkak të moskoordinimit të denjë me partnerët ndërkombëtarë.
Ai këtë e tha në Rubikon me Adriatik Kelmendi, teksa flitej për çështjet kyçe që aleatët amerikanë, u transmetonin liderëve kur rrezikohej krizë në veri të vendit, transmeton klankosova.tv.
''Kam qenë pjesëmarrës në disa takime, edhe me zotrin Escobar. Kërkesa e tyre ka qenë, mos provokoni situatë destabilizuese, që do të prodhonte krizë''.
''Kërkesa për shtyrje dhjetë muajsh të vendimit të targave kishte këtë qëllim, që të mos bijmë në kurthin e Serbisë, e mos të krijojmë një krizë në veri, që më pas kërkon një marrëveshje për menaxhim të kësaj krize''.
https://www.youtube.com/watch?v=jsNwIWKFjSM
''Dhe zotri Lajçak disa herë në vizitat që kishte, na ka thënë se tani dialogu po bëhet si proces menaxhues i krizës. Pra, ideja ka qenë të sigurohet paqja në veri dhe kjo vjen si rezultat i rënies së Kosovës në grackë të Serbisë, në çështjen e sigurisë brenda territorit të vet. Kjo për shkak të njëfar popullizmi që dukej që jepte rezultat për mbështetje të votave të brendshme, e ky popullizëm bëhej si rezultat i dështimeve në sfera të tjera të jetës, si ekonomi, arsim etj''.
''Tendenca e Serbisë në veri gjithmonë ka qenë provokuese dhe destabilizuese''.
''Ka qenë gjithmonë maturia e institucioneve të Kosovës, në koordinim me aleatët tanë që ka siguru që ne të mos bimë në grackë të destabilizimit. Por këtë herë, Serbia ka lexuar qartë vëmendjen ndërkombëtare, ka prodhuar një krizë në veri me grupe kriminale, me influencë nga më të ndryshmet, më të frikshmet besa, por tani përgjigjia që Kosova i ka dhënë kësaj krize, ka qenë jokoordinuese me aleatët''.
21.53| Abdixhiku: Asnjë kryeministër s’ka bërë më shumë dëm se Kurti (VIDEO)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur Albin Kurti, dhe se asnjë kryeministër s’ka kapërcyer këtë nivel të organizimit të të drejtave kombëtare.
Në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, ai po ashtu vlerësoi se asnjë kryeministër i Kosovës s’ka pranuar statusin politik të Kishës Ortodokse Serbe dhe të drejta vetmenaxhuese për komunitetin serb.
“Këto janë barrë për Kosovën! A e implementon ky, a implementohen pas 50 vjetëve, kjo tani është trashëgimi politike, juridike”.
“Kjo marrëveshje që e ka sjellë ky njeri, është sot kriter për Kosovën në BE, këso kritere Kosova s’ka pasur asnjëherë!”, u shpreh Abdixhiku.
https://www.youtube.com/watch?v=vjwzMZhamCQ
21.35| Abdixhiku: Preambula e propozimit evropian nuk më është dhënë nga Kurti gjatë takimit që kishim (VIDEO)
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për takimin që e pati më 27 shkurt të këtij viti me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.
Në Rubikon me Adriatik Kelmendin pas dakordimit të fundit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e aneksit të propozimit evropian, Abdixhiku ka thënë se fletat që i kishte në takim të prezentuara nga i pari i ekzekutivit kishte një lëshim të madh rreth statutit politik të të dyja shteteve.
“Kur e kam parë më 27 shkurt preambulën e marrëveshjes apo hyrjen që nuk më është dhënë nga kryeministri në takimin e parë, nuk e di arsyen pse. Na është dhënë një dokument dy faqesh dhe ai ka qenë në disa pika më ndryshe, po e them disa herë sepse ka qenë një kohë e shkurtër gjatë së cilës, Kurti e kishte ndarë këtë pjesë me mua dhe Lutfi Hazirin”, ka thënë Abdixhiku.
“Ai nuk e kishte ndarë preambulën, i kishim vetëm pikat, vëmendja e parë që më ka shkuar ka qenë te dy elemente e para, palët nuk paragjykojnë çështjet e statutit politik edhe e dyta ka qenë tejkalimi apo kapërcimi i trashëgimisë të së shkuarës”.
“Tani, çështja e parë rreth neutralitetit të statutit politik të dy vendeve është risi, edhe është hera e parë që një kryeministër i Kosovës në relacion me Serbinë e pranon një neutralitet në statutin e vet politik, në terma politik të pastër kjo i bie që ai barazoi mosnjohjen e Serbisë me aktin e deklaratës së shpalljes së pavarësisë. Kjo është lëshim i madh”, ka thënë Abdixhiku./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/9BHre_0YSCA
21.28| Abdixhiku: Letrat e presidentëve amerikanë flisnin për marrëveshje finale me njohje (VIDEO)
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sonte vet kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar vet se i ka ofruar palës serbe, themelim asociacioni.
”Jo më larg se dy orë më parë, përtej marrëveshjes, Kurti pranoi se e ka ofruar një asociacion”.
”Lëshimi historik prej këtij momentum politik që ka qenë Kosova. Kanë qenë tri elemente të procesit dialogues me të cilin jemi pajtuar të gjithë, i gjithë spektri politik në vend por edhe ai ndërkombëtar”.
Një gjë të tillë, Abdixhiku e tha në Rubikon, referuar një postimi në Twitter të lëshuar sonte nga kryeministri Albin Kurti, ku ankohet se vet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e nënshkroi aneksin e 18 marsit, transmeton klankosova.tv.
Megjithatë, Abdixhiku përmend se kryeministri Kurti, ka humbur momentum historik për arritje të marrëveshjes përfundimtare, siç kërkonin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
”Janë tri elemente: Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje në të. Çështja është sa prej këtyre elementeve i kemi në të?”
”A është marrëveshje finale? – jo nuk është. Sepse kemi marrëveshje bazë, jo përfundimtare”.
”Sot dua ta mbajë në përgjegjësi një njeri që ka nis procesin dialogues duke e refuzuar atë si prioritet nacional. E tani në vitin e tretë të qeverisjes, e vetmja gjë që është marrë ka qenë dialogu”.
”Dhe kjo tregon se ka qenë i papërgatitur me kohë, dhe në të njëjtën kohë, ka lëshuar mundësi historike, sepse këto mundësi historike janë të momentumit”.
”Nuk ka qenë e mundur marrëveshja normalizuese finale në 2008, as në 2015, as 2017 as në 2020, ka qenë një koncensus gjithë evropian dhe në ShBA: se tani është momentum për një marrëveshje përfundimtare dhe finale”.
”Dy letrat e fundit të presidentëve amerikanë, flasin për marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme me njohje në të. Ky ka qenë një momentum dhe mundësi e jashtëzakonshme”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/0uoQZ1Ml3eo