Lajmet e fundit

S'ka mundësi, është prish me gjysmën e botës për ne
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po e vlerëson të gabueshme mënyrën se si po ndodhë nxitja e dyshimeve drejt Amerikës, nga partia në pushtet, për t’i dalë në mbrojtje qeverisjes së Albin Kurtit. I pyetur nga panelistët në Rubikon, nëse ka gjasa që Kosovës t’i ndodhë braktisja, siç bëri SHBA me tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani, Haradinaj u shpreh: ''Janë naivë ata që po krijojnë kampanja, apo nxitje të mendimeve, për mua janë duke bërë gabime të mëdha. Është gabim kusho që mundohet me e mbrojtë qeverinë e [Albin] Kurtin, duke sulmu e urrejtje, e duke nxit dyshime në vlerat e Amerikës në këtë vend, janë duke e dëmtu Kurtin, Vetëvendosjen, e Kosovën''. ''Nuk ka mundësi veni që publikisht, e botërisht, është prish me gjysmën e botës për ty'', përgjigjet Haradinaj, transmeton klankosova.tv. ''Pra, kur e ka bombardu Serbinë, një pjesë e madhe e botës janë bashku kundër. Nuk ka mundësi, sponsorit kryesor i shtetit tënd, pa të cilin ti sot s’guxon me lanë policinë tënd në veri, nuk ka mundësi me pasë asnjë interesim të dobësimit të Kosovës, përkundrazi ka raste që e kanë mbrojtë Kosovën nga vet ne, për të mos leju Kosovën me gabu''. ''Asociacionin nëse do Kosova ta bëjë kundër vetes, Amerika s’e lejon. Ata kanë deklaru''. E duke folur për fuqinë e SHBA-së dhe qasjen e tyre për çështjen e asociacionit, Haradinaj tha se ka garanci të lartë nga ta, se nuk do të ketë një pushtet të tretë apo cenim të territorit, përcjell klankosova.tv. ''Nuk janë amerikanët të trembur as prej meje [Ramush Haradinajt], as prej teje [Adriatik Kelmendi], as prej [Albin] Kurtit. Kur del ai vet amerikani thotë: Nuk lejojmë as pushtet të tretë, as Republika Sërpska, as kurgjo. Nuk po thotë që po ia bëjmë presionin, por nuk po duan''. https://youtu.be/HMOed40eb5A Ai madje u shpreh se për këtë flet vet edhe marrëveshja e hartuar evropiane, ku për çështjen e implementimit apo zbatimit të asociacionit, pika mbetet e hapur për diskutim. ''Nenet e marrëveshjes asnjë gerëm si ndryshon kërkush, as nuk janë të ndryshueshme. Marrëveshja në vete nuk ndryshon, është e negociueshme. Implementimi dhe statute i asociacionit është i hapur''. ''Nëse vjen puna tek implementimi i asociacionit, Kurti dhe qeveria duhet të kenë kujdes të madh, mos me iu përvjel ndonjë rrezik që me iu kthye në pengesë më tutje. Por edhe këtu besoj Kosova do ta ketë përkrahjen maksimale, që mos me leju cenimin e shtetit''. 21:41 - Haradinaj: Me marrëveshjen evropiane për normalizim, ne divorcohemi nga Serbia (VIDEO) Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e do marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, për dy qëllime, që sipas tij, padyshim përfiton Kosova. Haradinaj u shpreh në Rubikon se me çështjen e asociacionit, njëjtë ndodheshin edhe vite më parë me marrëveshjen e demarkacionit, siç specifikon ai, ujdi e trashëguar, nënshkruar nga dikush tjetër, përcjell klankosova.tv. ''Asociacioni edhe sot nuk m’pëlqen. Edhe Kurti s’ka faje për asociacionin, që e ka trashëgu Kosova. Na ka ra në shpinë, barrë, si demarkacionin dikur, që dikush e ka nënshkru, e të ka mbetë në derë''. ''E njëjta situatë është sot. Mirëpo me menaxhimin që po e bënë Kurti, me rebelizma me veprime të njëanshme në veri, ka arrit të sjell pasoja juridiksionit të Kosovës''. ''Nëse më pyesni ju mua: Pse Haradinaj ke qejf me ndodhë marrëveshja?'' https://youtu.be/Hcp9doSSeMc ''Unë them për dy qëllime. Marrëveshja plani franko-gjerman, nuk është e mirë, nuk e ka njohjen por e ka krejt përspektivën tonë ndërkombëtare. Ne divorcohemi nga Serbia, por qëllimi pse unë dua të ndodhë marrëveshja sa ma shpejt, është se sa më shumë që vonon, ne humbim juridiksion në veri. Çdo ditë që kalon, është mënyrë e pavarësimit me mënyrën sesi zhvillohet jeta në veri'''. ''Me arritjen e marrëveshjes, ne menjëherë fillojmë procesin e juridiksionit në gjithë territorin e Kosovës dhe marrim përkrahjen e amerikanëve, për t’u vendos juridiksioni në gjithë territorin e Kosovës. Kur po them përkrahjen e amerikanëve, nuk po i përjashtoj edhe përfaqësuesit e QUINT-it, por e them se SHBA, sepse dihet kush është garanti i parë''. https://www.youtube.com/watch?v=E4Xwq2V9SDU