Me nijetin për të nderuar heroin më të ri të Kosovës, shkuan në Samadrexhë të Vushtrrisë.
Kallaballëku që mbushi tendën në të pamen e policit të vrarë, Afrim Bunjaku, detyron ndonjëherë grupet tjera që shkuan për kryeshëndosh, të presin pak.
Pos politikanëve e zyrtarëve shtetërorë, aty shkuan qytetarë nga krejt Kosova, që dolën me fort emocion nga familja, të cilës i shprehën ngushëllime.
Mërzinë brenda tyre, thonë se e patën edhe kur shkuan aty, njofton Klan Kosova.
Frymëzimin që ua dha vepra e policit që u vra në detyrë, nuk dihet se a e shkruan në librin e ngushëllimeve, por atë politikanët e përmendën teksa folën më pas.
https://www.youtube.com/watch?v=BCcvG0OROcI
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.