28 nëntori i gjeti krerët institucional të Shqipërisë e Kosovës të bërë tok si para 110 vjetësh.
Në Vlorën e Pavarësisë, te sheshi i Flamurit si Isa Boletini e Ismail Qemali më 1912, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti u pritën nga homologët e tyre.
Bashkë me Bajram Begajn, Lindita Nikollën e Edi Ramën ata bënë ngritjen e Flamurit.
Atëbotë protagonisti Ismail Qemali u nderua me homazhe te varri në përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Para qytetarëve të shumtë, Begaj lavdëroi edhe trimërinë e siç e quajti "djemeninë kosovare".
Kosovën e zuri në gojë edhe kur radhiti të arriturat e shtetit që drejton.
Vizita e udhëheqësive të të dyja shteteve vazhdoi për në Muzeun Kosova, e para largimit shijuan edhe nga një kafe së bashku në Çarshinë e Vlorës.
https://www.youtube.com/watch?v=xPSEdsMEeGs
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.