Katër pjesëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po qëndrojnë në Turqi për intervenim, janë nga fshati Bardh i Madh i komunës së Fushë Kosovës.
Arlind Mjeku , Qëndrim Berisha, Valdrin Kelmendi e Berat Xhigoli, janë katër djemtë e këtij fshati për të cilët po ndjehen krenar bashkëvendësit e tyre.
"Po shumë mirë, ne mezi s’kemi pritur me pas këso djemsh” ka thënë Adem Hasani, banor i fshatit.
Kontingjenti i parë në operacionin e kërkim-shpëtimit për në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi u nis më 6 shkurt.
https://www.youtube.com/watch?v=hIm2JYcP9Qw
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.