Është ditë pushimi, por të dielën paradite në Komunën e Zubin Potokut, mbase për herë të fundit në punë doli kryetari, Sergjan Vuloviq dhe asambleistët serbë.
Aty u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme për të lajmëruar dorëheqjet e tyre, ashtu siç vepruan edhe kolegët e tyre në komunat veriore.
Në mbledhje nuk morën pjesë edhe tre asambleistët shqiptarë të Zubin Potokut, të cilët mund të mbesin të vetëm në Kuvendin Komunal.
Një prej tyre shprehet i shqetësuar se kjo situatë do të krijojë jo pak telashe për realizim të projekteve për komunitetin e tij në komunën veriore.
Sefer Veseli, thotë se pa nënshkrimin e kryetarit nuk do të mund të kryhen shumë punë që ishin në plan.
https://www.youtube.com/watch?v=QIxgjCFDMBo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.