Krijuesja e vaksinës kundër COVID-19, Sarah Gilbert, është bërë me sozi në formë "Barbie".
Prodhuesi i "Barbie", Mattel, ka debutuar një kukull në ngjashmëri me shkencëtaren Gilbert, e cila krijoi vaksinën e Oksfordit kundër koronavirusit, AstraZeneca.
Gilbert, profesoreshë universitare në Oxford-it, ka thënë se një krijim i tillë në fillim i dukej "shumë i çuditshëm", por tani ajo shpreson se do të frymëzojë fëmijët, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
"Dëshira ime është që kukulla ime t'u tregojë fëmijëve për karrierën time si vaksinologe, për të cilën ata mund të mos jenë në dijeni", tha ajo.
"Barbie" e saj është njëra nga pesë të tilla që prodhuesi Mattel i ka krijuar për të nderuar gratë që punojnë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.