Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dëshmuan dy dëshmitarë kundër të akuzuarit për krime lufte, Dushko Arsiq.
Azem Krasniqi e tregoi në detaje ditën e 20 prillit 1999 kur u takua me Artan Krasniqin i cili tha se ushtari serb Arsiq e maltretoi fizikisht e psiqikisht në Butovc atë ditë.
Trishtimi e frika tha se vrehej në sytë e të riut, Pikërisht për shkak të moshës dëshmitari Krasniqi që bashkë me babanë e viktimës ishin pjesëtar të UÇK-së, thotë se nuk e besuan edhe aq atë.
Viktimën jo, por Dushko Arsiqin e kishte fqinj dëshmitari i dytë me të cilin tha se nuk kishin shumë muhabet. Megjithatë, e kishte parë që ishte pjesë e grupit të të rinjve problematikë që bashkë me policinë serbe rrinin në një shtëpi në Matiqan.
Këta e kryjtën dëshminë, por të tjerët në këtë rast do ta vazhdojnë me 6 qershor.
https://www.youtube.com/watch?v=n0YAjUzG1-U
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.