Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike po zhvillon një aksion në qytetin e Gjakovës, me qëllim të hetimit të dyshimeve për keqpërdorime në procesin e pajisjes me patentë shofer.
Cak i këtij operacioni janë dy persona të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme që lidhen me dhënien e lejeve të vozitjes në mënyrë të parregullt.
Klankosova.tv mëson se bastisjet po vazhdojnë dhe deri ëm tash dy persona janë shoqëruar në Polici./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.