Ka vdekur gjykatësi Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Sipas mediave në Shqipëri, Kalaja vdiq rrugës për në spital, derisa raportohet se edhe dy persona të tjerë, babë e bir kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, derisa bëhet e ditur se autori i krimit është arrestuar më herët.
Nuk dihet ende identiteti i të dyshuarit dhe arsyet pse e çuan të njëjtin të kryente këtë akt, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/u-qellua-me-arme-brenda-gjykates-ne-tirane-vdes-gjyqtari-astrit-kalaja-video111/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.