Të hënën në Gjykatën Themelore, Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq u shpallën fajtorë për dhunim seksual të një gruaje gjatë 23/25 maj 1999 në Prishtinë.
Krimi i tyre u përball me drejtësinë por jo edhe vetë të akuzuarit pasi vendndodhja e tyre s’dihet.
Gjatë luftës dy ish-policët kishin hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe e kishin dhunuar seksualisht, njëri pas tjetrit.
Vendimi ishte emocionues për mbështetësit e viktimave, por ata presin që dënimet e tilla të vuhen në burg e jo në liri, njofton Klan Kosova.
Ramadan Nishori, i cili i përjetoi të njëjtat situata të abuzimit kishte një kërkesë.
“Prapë ju bëjë thirrje të gjithë të mijetuarve të dhunës që të i lajmërojnë rastet dhe t’i denoncojnë në polici”, u shpreh ai.
Për dhunë seksuale gjatë luftës janë shqiptuar tre dënime që nga paslufta, përfshirë 13 vjet burg për Zoran Vukotiqin dhe 15 për Zhivojin Nesiqin.
Ndëshkimi ndaj Rajkoviqit e Deniqit pritet të ekzekutohet brenda 15 ditësh.
https://www.youtube.com/watch?v=UFZT0gr-gDI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.