Labinot Kaliqani, më 26 mars 1999, përjetoi tmerrin. Atë ia shkaktuan serbët që hynë në shtëpinë e shokut, Jakup Krasniqit, dhe të njejtit ia vranë babin e vëllain.
Njëri nga ta mbase ishte serbi që të martën u arrestua në Hungari e cili dyshohet që pikërisht nga data 26 mars deri më 28 maj 1999, bashkë me shokë vranë e masakruan 33 qytetarë në lagjen Kristal të Pejës.
Kjo i dha shpresë, Labinotit, që për atë që pa me sytë e tij, më në fund do të ketë drejtësi.
Megjithatë, të mbijetuarit e kësaj masakre që për të bëmat e tij, serbi të gjykohet në Kosovë.
Kjo edhe ka gjasa të ndodhë, pasi siç raportojnë mediat hungareze gjykata do të shqyrtojë procesin e ekstradimit të të dyshuarit.
Ndërmjetësimin e këtij procesi thuhet ta bëjë Ministria hungareze e Drejtësisë, që do të koordinohet autoritetet gjyqësore të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=YWOYyx7eU2s
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.