Ambasadorët e shteteve mike të Kosovës tani më janë të drejpërdrejt, ata nuk po flasin më me gjuhë diplomatike e me rrotulla.
Sot, edhe gjermani Jorn Rohde, edhe francezi, Oliver Giru e thanë hapur se për shkak të klasës politike në pushtet, Kosova është e vetizoluar, imazhi i saj është përkeqësuar dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është i largët.
Të njëjtën gjë si ambasadorët e përmendur më lartë e tha edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Ky reagim është më i ashpri në union nga kori diplomatik që nga fillimi i ngërçit më 15 prill.
Një i vetëm, ka qenë më herët ai i Rohdes, që kishte dhënë një shembull sportiv kur kishte komentuar këmbënguljen e Lëvizjes vetëvendosje për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=6Oj9dSwUX3Y
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.