Disa nga banorët kanë vazhduar të komentojnë moderimin e Sarës për programin e Vitit të Ri.
Ata thanë se tregoi performancë të dobët, por jo krejt menduan njëjtë.
Gjesti dhe Rovena i dolën në mbrojtje, duke thënë se nuk ishte aq e dobët sa banorët tjerë po konsiderojnë.
Ndërkaq Leo tha se nuk e ka ditur se Sara ka punuar si moderatore, derisa shprehu mendimin e tij se nuk ishte edhe shumë keq.
Me kritika të theksuara ndaj Sarës ishte edhe Xuxi, ku këtij të fundit i reagoi ashpër Gjesti duke i thënë “çka po ta nin ty o haver a ka moderu mirë a keq”, transmeton Klankosova.tv.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=Y0In0lbiTcU
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.