Qeveria e Kenias i ka kërkuar "World Athletics" të mos e pezullojë vendin nga kjo organizatë, duke premtuar se do të forcojë luftën kundër përdorimit të substancave të ndaluara pasi një sërë atletësh të saj u pezulluan për doping.
Ministria e Sportit në këtë vend lëshoi një deklaratë të enjten duke pranuar "krizën e dopingut", ndërsa u zbulua se ministri i Sporteve Ababu Namwamba i kishte shkruar presidentit të Atletikës Botërore Sebastian Coe duke i kërkuar "të mos ia ndalojnë Kenias pjesëmarrjen në garat atletike", shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
"Qeveria po merr masa të forta për të mbrojtur dhe mbështetur integritetin e atletikës. Kjo është çështje e interesit kombëtar strategjik", ka thënë Namwamba.
"Një ndalim do t'i linte atletët e saj të paaftë për të konkurruar globalisht, do të vinte në rrezik planet e atletëve të saj për Lojërat Olimpike 2024 në Paris dhe do të dëmtonte keq reputacionin e vendit në këtë sport", ka shtuar ai.
Qeveria keniane ka ndarë një shumë vjetore prej 5 milionë dollarësh gjatë pesë viteve të ardhshme për luftën kundër dopingut, ndërsa Kenia u rendit e treta në fitoren e medaljeve të atletikës në Lojërat Olimpike të "Tokios 2020". /Klankosova.tv
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.