Opozita të enjten akuzoi pushtetin se nuk po bënë asgjë për të parandaluar një krizë të mundshme të rrymës.
Ramush Haradinaj i AAK-së tha se situatës së rënduar me energji i ka kontribuar heqja dorë nga ndërtimi i kapaciteteve me thëngjill.
Hykmete Bajrami nga LDK, pyeti ekzekutivin se a mund të garantojë qytetarët se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë, njofton Klan Kosova.
Kryeministri, Albin Kurti, provoi t’i bind opozitarët, se qeveria s’po fle në këtë çështje.
Atyre edhe u tha se para se të vijnë në përfundime për gjendjen energjetike në Evropë, të mos bazohen në tituj të lajmeve por t’i lexojnë ato deri në fund.
https://www.youtube.com/watch?v=oI1OL08jJyY
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.