Përpara Ramazanit, shumica e vendeve të Lindjes së Mesme i kanë lehtësuar kufizimet kundër COVID-19. Megjithatë, rritja e çmimeve dhe mungesa e ushqimit për shkak të luftës në Ukrainë ka vendosur sfida të reja në këtë muaj të shenjtë për myslimanët.
Në prag të Ramazanit, qendrat e qyteteve në të gjithë Lindjen e Mesme ishin dekoruar.
Rrugët dhe dyqanet janë zbukuruar me simbolin e gjysmëhënës, fenerë dhe pankarta të ndryshme sa i përket Ramazanit.
Në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, megjithatë, njerëzit janë duke hasur në vështirësi sa i përket këtij muaji.
Infermierja dhe nëna e katër fëmijëve nga Bejruti, Randa Mohsen, i ka kujtuar kohërat kur kishte mundësi të blinte dekorime për Ramazan dhe i ftonte motrat dhe vëllezërit e saj për të ngrënë iftar.
“Këtë vit nuk kemi mundësi të paguajmë as për iftarin tonë",ka thënë Mohsen.
Ajo ka theksuar se të ardhurat e vogla ia pamundësojnë që ta kalojë Ramazanin si më herët.
“Për ne si familje, nuk ka rëndësi nëse hiqen apo jo kufizimet e pandemisë, gjithsesi nuk kemi para për të dalë, mezi jemi duke e përballuar ushqimin. Të paktën COVID-19 ishte një justifikim për të qëndruar në shtëpi", ka thënë Mohsen.
Në dy vitet e fundit, që nga fillimi i pandemisë, traditat e Ramazanit, si takimi me familjen dhe miqtë për ushqim pas perëndimit të diellit, janë kufizuar ose ndaluar në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.
Por, këtë vit kjo pjesë është duke u ballafaquar edhe me probleme ekonomike, pos pandemisë, shkruan DË, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.