Në Zakotorec të Peljesacit, arkeologët kanë gjetur një helmetë ilire që supozohet të jetë më e vjetër se 2500 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur arkeologia kroate, Marta Kalebota, e cila është edhe anëtare e ekipit arkeologjik që gërmon në zonën e Zakotorac, transmeton klankosova.tv
“Helmeta e dytë u gjet dhjetë metra larg vendit ku u gjet helemta e parë. Ato janë pak më ndryshe, mendojmë se i përket shekullit 5 dhe 6, që do të thotë se është pak më e vjetër se e para, por ende detajet janë të pacaktuara”, tha arkeologia Kalebota.
Ajo njoftoi se helmeta u gjet në një dhomë gjysmërrethore, rrethuar me një grumbull të madh gurësh.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.