Kroacia ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të hendbollit për vitin 2016.
Kroatët kanë mposhtur Norvegjinë me rezultatin 31-24 dhe kështu ata janë të kualifikuar direkt për kampionatin botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Francë.
Kjo është medalja e tretë e bronztë për kroatët në kampionate europiane, pasi ata një të tillë e kishin fituar edhe në vitin 1994 dhe në 2012, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.