Sonte ka filluar Kampionati Europian në hendboll, i cili do të mbahet në Kroaci deri më 28 shkurt.
Derbi i xhiros së parë u luajt në mes Kroacisë dhe Serbisë.
Kroatët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe fituan me 10 gola dallim, 32:22 (14:9), njofton Klan Kosova.
Në ndeshjen tjetër të Grupit A, Islanda mposhti Suedinë 26:24.
Në Grupin B, Franca fitoi ndaj Norvegjisë 32:31, kurse Bjellorusia ishte më e mirë se Austria me rezultat 27:26.
https://www.youtube.com/watch?v=xu2lC6a_KM8
https://www.youtube.com/watch?v=ketMBlRxAck
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.