Rruga që po përshkohet, tregon qartë arritjen në një vendbanim të braktisur.
Ardhjen e të huajve në Vrenez të Vitisë, që dikur ishte i mbushur me pjesëtarë të komunitetit kroat, e vëren menjëherë, Petar Periq.
83 vjeçari jeton fillikat këtu, e në kushte të rënda. Ky refuzon ta lëshojë fshatin, ani se komuna i gjeti zgjidhje.
“Më e mirë është shtëpia ime, kjo që është, e ku ndihem rehat. Më mirë këtu se sa të bredh rrugëve të Vitisë apo Shkupit ku ka zhurmë, e fëmijë që mund të më godasin me top”, është shprehur ai, njofton Klankosova.tv.
Ekzekutivi lokal i propozoi disa opsione, që plaku as që deshi t’i dëgjojë.
Ai nuk po jep as të dhënat personale për të marrë ndihmë me para nga Komuna.
Të ardhurat e vetme, të moshuarit që ka një vajzë që i jeton në Kroaci i mbeten 150 eurot e pensionit nga puna në Shkup.
Ankesën kryesore ky ka rrymën që i mungon tash e disa ditë. Në komunë thanë se janë duke biseduar me KEDS-in për një zgjidhje.
https://www.youtube.com/watch?v=D_XM-v8r-zA
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.