Mërzia ishte e madhe tek krushianët të dielën, andaj edhe lotët zor e kishin t’i mbanin.
Banorët e Krushës së Vogël, kujtuan të dashurit e tyre, që 24 vjet më parë u vranë nga forcat serbe në masakrën që u bë dy ditë pasi nisën bombardimet e NATO-s.
Aty dhe në Krushë të Madhe, u vranë rreth 400 persona.
Prej tyre, ka ende të pagjetur. Kjo shton dhimbjen tek familjarët që vendosjen e drejtësisë e kanë kërkesën kryesore, njofton Klan Kosova.
Një lloj shprese se kjo mund të arrihet iu dha shefja e shtetit, Vjosa Osmani, e cila ishte për homazhe.
https://www.youtube.com/watch?v=UIrgsqrj_QA
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.