Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se vendi i tij mund të merret shembull nga Kosova e Serbia, si të bëhet paqja ndërfqinjësore.
Derisa priti homologun serb, Ivica Daçiq në Vjenë, Schallenberg foli edhe në kontekstin e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Kryediplomati austriak përmendi rastin e rajonit ku bashkëkombësit e tij jetojnë në territorin italian, e që është rajon i shtrirë mes tre shteteve, Austrisë, Italisë dhe Zvicrës.
“Mendojeni Alto-Adigjen, pra Tirolin Jugor. Një model i ditëve të sotshme sesi të silleni e veproni me pakicat. Unë besoj se ka shembuj pozitivë për këtë dhe Austria është një shembull i tillë . Ky vend gjithnjë ngjitet të tregojë se çfarë zgjidhje është integrimi evropian. Prandaj besimi ynë që kjo është rruga e duhur për të gjithë njerëzit në të dyja anët e kufirit”, tha Schallenberg.
Nga ana e tij Daçiq, tha se pa krijimin e këtij mekanizimi nga pala kosovare, s’ka zbatim të pikave që kryeministri i Kosovës Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan në aneksin e zbatim planit për propozimin evropian për ujdi bazë në Ohër me 18 mars.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=RD-4PFUYEqY
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.