Kryediplomati kroat Gordan Gërlliq Radman, ka komentuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.
Ai rikujtoi rikujtoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, duke theksuar se parandaloi një katastrofë humanitare.
Sipas tij, që nga viti 1945 në botë kanë ndodhur rreth 170 konflikte pa mandat të OKB-së dhe se veprimi operacional i kësaj organizate është penguar shpesh nga vetoja në Këshillin e Sigurimit, shkruan
HRT transmeton Klankosova.tv.
Këto deklarime, shefi i diplomacisë kroacte i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), ku u diskutua për zhvillimet në Lindjen e Mesme, si dhe për vendimin e presidentit Zoran Milanoviq për tërheqjen e ushtarëve kroatë nga Iraku dhe një pjese nga Libani.
Gërlliq Radman theksoi se Kroacia, si anëtare e OKB-së dhe e NATO-s, ka detyrime të caktuara ndërkombëtare, duke shtuar se përmes misioneve ndërkombëtare vendi tregon solidaritet, njësoj siç kishte përshëndetur praninë e forcave ndërkombëtare gjatë Luftës së Atdheut.
Duke komentuar sulmet ndaj Iranit, ai tha se thirrjet ndërkombëtare për ndalimin e programit iranian të raketave balistike dhe atij bërthamor nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa shprehu keqardhje për mungesën e fleksibilitetit dhe besueshmërisë së negociatorëve iranianë, gjë që, sipas tij, çoi në ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.