Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kështu bën të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, e cila po përcjell nga afër aktivitetet për shënimin e 27-vjetorit të masakrës së Krushës, transmeton Klankosova.tv.
“Jo këtu, të lutem”, citohet të ketë thënë Haxhiu kur është pyetur rreth vendimit të Kushtetueses.
Kujtojmë se Kushtetuesja iu dha afat edhe 34 ditë deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri, dhe nëse kjo nuk arrihet, brenda 45 ditëve duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.