Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dha shtetësinë greke Ledian Gogës, shqiptarit që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë që po mbyteshin.
Goga, në “Kosova Today”, tha se ky është një lajm i mirë për shqiptarët, transmeton Klankosova.tv.
“Ndihem shumë krenar për atë që kam bërë”, u shpreh tutje ai.
Sipas Gogës, kryeministri grek ka mbajtur fjalën për t’ia dhënë shtetësinë greke atij.
“Ai më dha fjalën sapo kishte ndodhur rasti, dhe e mbajti fjalën”, tha tutje ai.
Në qershor 2025, Ledian Goga ndërhyri për të shpëtuar dy djem të mitur (14 dhe 15 vjeç) në lumin Arachthos, pranë Neochori, Greqi.
https://www.youtube.com/watch?v=24XuRDP8Kc4
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.