Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka pritur sot në kabinetin e tij qeveritar, trajnerin e xhudos Driton Kukën bashkë me ekipën e tij.
Në njoftimin e tij përmes facebook, Haradinaj thotë se është zotuar se kësaj gjenerate të xhudos me urgjencë do t’ju krijohen kushte më të volitshme infrastrukturore, njofton Klan Kosova.
''Gjeneratës së artë të xhudos me normë olimpike të prirë nga strategu Driton Kuka, pata kënaqësinë t’i shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të thella, për ngritjen e Kosovës në brend botëror në këtë sport. Vetëm këtë vit i kanë sjellë vendit 21 medalje, duke e lartësuar flamurin tonë. U zotova se heronjtë tanë, që na bëjnë krenarë dhe na japin vullnet për të tejkaluar të gjitha sfidat që Kosova i ka përpara, nuk do t’i lëmë vetëm në këtë maratonë suksesesh, duke u krijuar me urgjencë kushte të volitshme infrastrukturore.RH''.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.