Kryeministri gjeorgjian, Irakli Kobakhidze tha të dielën se protestuesit që kërkuan të hynin me forcë në pallatin presidencial mbrëmjen e kaluar po përpiqeshin të rrëzonin qeverinë dhe akuzuan Bashkimin Evropian për ndërhyrje në punët e brendshme të Gjeorgjisë.
Policia gjeorgjiane përdori sprej dhe topa uji për të larguar demonstruesit nga pallati presidencial në kryeqytetin Tbilisi të shtunën dhe arrestoi pesë aktivistë, ndërsa opozita organizoi një demonstratë të madhe në një ditë zgjedhjesh lokale.
Të dielën, Shërbimi i Sigurisë Shtetërore tha se kishte zbuluar një sasi të madhe armësh, municionesh, eksplozivësh dhe një detonator në një pyll jashtë Tbilisit, të cilat, sipas tij, ishin të destinuara për "akte subversive" në protestën e së shtunës, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se një shtetas gjeorgjian, të cilin e identifikoi vetëm nga inicialet e individit, kishte blerë armët me urdhër të një tjetër gjeorgjiani që lufton në Ukrainë, sipas deklaratës së cituar nga agjencia e lajmeve Interpress.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.