Më 2017, kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se është pro shamisë në shkolla.
Qëndrimin nuk e ka ndryshuar as pas pesë vjetëve.
Kështu të pakën tha të premten, kur u pyet për fushatën që po bëhet së fundmi për ndryshimin e udhëzimit administrativ për uniformat fetare në shkolla.
Megjithatë, Kurti tha se mosha kur kjo mund të bëhet është nga 16 e tutje.
“Qëndrimin tim e kam thënë para shumë vjetëve, që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, por mosha 16 vjeçare është pragu”, deklaroi Kurti.
Kryeministri gjithashtu përmendi se për liritë fetare do të bëjnë edhe projektligj, të cilin do e dërgojnë në kuvend.
https://www.youtube.com/watch?v=HbXMYYHG9-U
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.