Pak ditë më parë në adresë të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca u nis një shkresë jo e zakonshme.
Letër kjo që mban firmën e kryesueses së Bordit të ShSKUK-së, Agreta Gecaj -Gashi e cila i ankohet shefit të parlamentit për gjuhën që disa ligjvënës përdorën kundër saj.
Në fakt kjo letër u nis edhe tek shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, dhe ministri i Shëndetësisë, ngase bëhet fjalë për deputetin e kësaj partie, Mirsad Shkretën,
Kjo që po thotë Gecaj-Gashi ndodhi në një takim mes bordit, drejtorit të ShSKUK-së, dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, në fund të shkurtit, ku këta të fundit, sipas saj pretendonin që ka pasur dallavere ne konkurset për drejtorë klinikash.
Kryesuesja e bordit, thotë se shkarkimin e saj po e duan për shkak se disa deputet kanë tentuar të interferohen në konkurse të caktuara, përfshirë edhe ata nga pozita.
https://www.youtube.com/watch?v=dkoToMC13aA&t=49s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.