Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Kryetarët e Komunave kanë zhvilluar takimin virtual të radhës me Kryeministrin Avdullah Hoti.
Në këtë takim morën pjesë Kryetarë të Komunave, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Drejtori i IKSHPK Naser Ramadani, njofton Klan Kosova.
Temë e këtij takimi ishin rritja e numrit të rasteve me Covid-19 në javët e fundit si dhe masat e reja të cilat pritet t’i merr Qeveria për parandalimin e përhapjes së rasteve të Covid-19 dhe uljen e numrin të rasteve.
Këto kërkesa janë adresuar edhe në takimin e fundit (26 korrik, 2020) të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë Covid-19.
- Sfidat në sektorit e gastronomisë
- Ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të Kosovës në të
cilat komuna ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve
- Çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre.
- Sfidat në zbatimin e rekomandimit të fundit të IKSHP që mjekët familjar në QKMF të bëjnë diagnostifikimin e pacientëve me COVID 19 pa testim e që quhet diagnozë klinike.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.