Katër kryetarët e komunave të fituara nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë dalë kundër Asociacionit të Komunave të Kosovës, në lidhje me padinë për kontratat kolektive.
Kreu i Podujeves, Shpejtim Bulliqi, deklaroi se një veprim i tillë do të duhet të drejtohej kah ministrat që i kanë nënshkruar ato, teksa AKK-në e quajti vegël politike anti-qeveritare.
Nga bordi i Asociacionit, Sokol Haliti, i tha televizionit se kërkesa nuk mund të lidhet me parti politike, dhe se problematikën e kanë ngritur vazhdimisht, pavarësisht kush ka qenë në qeveri.
Kontratat kolektive kanë dëmtuar komunat rreth 35 milionë euro.
Andaj komunat kërkojnë që të ju bëhet zgjidhje në mënyrë që mjetet financiare të mos merren nga buxhetet e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=F5vxi5A79AE
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.