Dyshimet u hoqën, përfundimisht. Tre kryetarët e rinj, i Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit do të betohen të enjten në seancat konstituive nëpër objekte publike të këtyre komunave.
Këtë siguri e dha të mërkurën kryeministri Albin Kurti, i cili tha se nuk është normale që tash e 6 muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetarë, por edhe qytetarët pa shërbime komunale, njofton Klan Kosova.
“Kjo nuk është zgjedhje, është obligim i yni. Këtë angazhohemi ta bëjmë duke mbrojtur të drejtat e njeriut, liritë civile, sundimin e ligjit, pluralizmin politik, paqen dhe sigurinë e vendit, sepse të gjitha këto janë normale në demokraci dhe republikë“, tha Kurti.
Teksa përmendi edhe betimin e Erden Atiq si kryetar në Mitrovicën e Veriut, i pari i ekzekutivit daljen e ulët të serbëve në zgjedhjet e prillit e arsyetoi me ndikimin e Beogradit.
“Vota e munguar ishte mungesë e vullnetit të lirë, jo shprehje e vullnetit politik. Fushatat e tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë veçanërisht në katër komunat tona të vendit janë të shpeshta dhe të vazhdueshme, por veç pse diçka ndodh shpesh dhe vazhdimisht nuk do të thotë se është normale dhe e pranueshme”, shtoi ai.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=bsw6MjoCvdk
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.