Erëza Vela, që e humbi garën për kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës, po pretendon se kundërkandidati i saj Lulzim Rafuna fitoi për shkak të mbështetjes politike.
Ekonomistja Vela aludon po ashtu se Rafuna ka fituar me mashtrime dhe kontrabandime.
Ajo thotë se sot u votua për parti politike dhe jo indidvid, derisa shton se “koha ka me e dëshmu që Lulzim Rafuna ka qenë zgjidhja e gabuar”.
“Ne humbje e ne fitore, une fokusem me e dhane 100% tem. E preferoj me humb me profesionalizem, nder dhe kokelartesi, sesa me fitu me mashtrime, kontrabandime e perkrahje te taborreve politike. Arma ime ne kete gare ishte pervoja profesionale, pervoja ne biznes, pervoja akademike dhe nje plan super vizionar”.
“Bizneset e OEK nuk i paten keto si kritere per me e vleresu Kryetarin e OEK. Ata sot votuan parti politike, jo individ. Koha ka me e deshmu qe Lulzim Rafuna ka qene zgjidhja e gabuar. Humbja nuk eshte e lehte, por te ben me te forte. Up to the next challenge. Perulesisht falenderuese te gjtheve per perkrahje”, ka shkruar ajo në Facebook, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe nga Erëza Vela, kundërkandidati tjetër i Lulzim Rafunës, Ruzhdi Kurtishaj, e ka uruar kryetarin e ri të Odës Ekonomike të Kosovës.
“Dua të falenderoj të gjithë delegatët ata që më votuan dhe ata që nuk më votuan për pjesmarrjen e tyre ne zgjedhjet e OEK-ut. Urime Kryetari të ri te Oda Ekonomike e Kosovës z. Lulzim Rafuna. Suksese organeve të reja të Odës Ekonomike të Kosovës!”, tha ai në Facebook ku ka bashkangjitur një foto me Lulzim Rafunën.
Lulzim Rafuna është zgjedhur kryetari i ri i OEK-ut me 27 vota pro. Në garë ishte edhe Ruzhdi Kurtishaj që mori 12 vota dhe Erëza Vela e cila mblodhi 11 vota.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.