Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari në 21 vjetorin e rënies ka përkujtuar dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Januz Kodra.
“Në 21-vjetorin e rënies në altarin e lirisë dhe me vlerësime të larta për sakrificën sublime në shërbim të atdheut, sot kujtojmë me respekt të veçantë dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Januz Kodra. Lavdi të përjetshme Januz Kodrës dhe dëshmorëve tjerë të kombit”, shkruan Jashari në Facebook, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.