Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e papritur të këngëtarit nga ky qytet, Shpat Kasapit.
Përmes një postimi në facebook, Kasami tha se Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh, transmeton Klankosova.tv.
“Me dhembje të thellë mora lajmin për ikjen nga kjo botë të këngëtarit tetovar Shpat Kasapi. Tetova humbi birin e saj dhe një artist të madh, i cili ndër vite ka qëndruar në majat e suksesit! Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë qytetarëve të tetovës për këtë humbje kaq të madhe! Allahu e shpërbleftë me xhennet!”, ka shkruar ai.
Vdekjen e artistit, për klankosova.tv e konfirmuan burime të afërta me familjen e tij, derisa raportohet se ai vdiq si pasojë e një arresti kardiak.
https://klankosova.tv/vdes-kengetari-shpat-kasapi/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.